Goditi Dimitri Paje, tifozi e pëson rëndë

Është e çuditëshme se si në një kampionat elitar dhe me standarte të larta në të gjithë komponentët, incidentet në futboll të jenë aq shumë prezente. Bëhët fjalë për Ligë 1 ku alarmi për dhunë, zbret deri te goditja e futbollistëve.

Incidenti i ndeshjes Lion-Marsejë në fundjavë, vazhdon të përflitet në Francë. Sulmuesi Dimitri Paje u godit me shishe në kokë nga një tifoz i Lionit. Kjo bëri që ndeshja të ndërpritej.

Komisioni Disiplinor ka marrë vendimin për tifozin e Lionit.

Ai u dënua me 6 muaj liri me kusht, gjithashtu dhe me 5 vite përjashtim nga stadiumet. Gjykatësja Beatris More në një deklaratë për këtë vendim tha:

Ne po shohim një rritje të aksidenteve dhe akteve të dhunës dhe kërkoj një dënim shembullor”.

Ndërkaq për tu duartrokitur veprimi i shpejtë i tifozëve të Lionit.Ata e goditën me shuplakë tifozin e lajthitur pas gjestit të bërë ndaj lojtarit të Marsejës.

Tre muaj më parë Nicë- Marsejë i dha startin incidenteve në futbollin francez. Më pas sërish mareja në dhunën Angers- Marsejë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!