Kukësi pret Tiranën në ‘Loro Boriçi’

Pas dështimit për ta luajtur në ‘Zeqir Ymeri’–n e ribërë nga e para, Kukësi e kthen në telenovelë fushën për të luajtur me Tiranën në Abissnet Superiore.

Për javën e fundit të fazës së parë fillimisht u tha se Kukësi- Tirana do luhej në Elbasan Arena’. Më pas ljami mori dhenë duke e kthyer takimin e javës së nëntë në ‘Air Albania Stadium’.

Por sot sërish ka një adresë të re. Ndeshja kryesore e javës Kukësi- Tirana spostohet në Shkodër.

Mësohet se kjo lëvizje e re ka ardhur me shkakun e gjëndjes së rënduar të tapetit në impiantin modern i cili pas pas sfidës së Kupës mes Tiranës dhe Dinamos, në program pas pak orëve (19:45), do t’i nënshtrohet një periudhe riaftësimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!