Kupa/ Josa: Kaluam, lashë pushim titullarët për…Partizanin

Tekniku mendon për duelin e kampionatit Partizani- Laçi të shtunën në ‘Air Albania’ (19:45)

Mirel Josa nuk e konsideron një ndeshje befasuese barazimin e sotëm të Laçit me Tomorin në Pezë Helmës për Kupën e Shqipërisë 1-1.

Skuadra bardhezi, falë fitores në të vajtjes (0-1) kaloi me rezultatin e përgjithshëm 2-1 duke gjetur në turin e tretë Egnatian e Rrogozhinës.

Sidoqoftë, vetëm kur Josa hodhi në pjesën e dytë titullarët Guindo, Mazrekaj, Lushkja, Ardit Deliu dhe Shehu, Laçi arriti të marrë dominimin plotë e gjetur golin e barazimit me Guindon në të 74-ën.

Për ‘Sportiim.al’ pas ndeshjes Josa u shpreh:

Ndeshje e vështirë ndaj Tomorit?

Normal. Ne nuk është se nuk e kishim vlerësuar ndeshjen, thjesht aktivizova lojtarë të tjerë. Kur një skuadër nuk bën mirë nuk ka faj vetëm individi por e gjithë mënyra e funksionimit të skuadrës. Megjithatë donim të kishim freski për lojtarët në ndeshjen me Partizanin. Gjithsesi, siç u shpërndanë minutat sot në lojë do kemi kohë rekuperimi deri në ndeshjen me Partizanin”.

Në pjesën e dytë dominimi juaj ishte i dukshëm në turin tjetër me Egnatian…

“Unë nuk mendoj shumë larg. Nuk e di nëse është kështu por shohim vetëm ndeshjen e radhës”.

Zyrtarisht kualifikuar Egnatia…

Eh! E thashë nuk flas për Kupën tani edhe pse ne luajmë në të dy frontet. I kemi objektiv të dy kompeticionet por unë do shoh ndeshjen e radhës. Të shohim deri në janar si do ecim sepse nuk ëshë momenti për të menduar shumë larg”.

Ndeshja me Partizanin?

“Për ndeshjen me Partizanin do flas nesër. Jo në media por me futbollistët. Kështu që synimi i Laçit është për të luajtur futboll dhe për të treguar aftësitë sepse djemtë, futbollistët, kanë aftësi me luajtur në nivel të lartë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!