Mbape e Benzema bëjnë “sallatë” kazakët, Holanda zhgënjen…

Franca dhe Belgjika presin biletat e ‘Katar 2022’. “Gjelat” falë fitores tenistike 8-0 ndaj Kazakistanit me Mbape autor të 4 golave, Benzema (2) dhe Grizman e Rabiot, e kthejnë në festë kualifikimin.

Ndërkaq Belgjika kursehet ndaj Estonisë për 3-1 final ndërsa goleadë arrin dhe Uellsi teksa mund 5-1 bjellorusët. Sakaq befasia vjen nga Podgorica aty ku vendasit e Malit të Zi barazojnë në minutat e fundit Holandën.

Në këtë mënyrë Grupi G rihapet totalisht me Turqinë nga e eleminuar para ndeshjes së sotme me mundësi për të shkuar direkt në Katar. 20 pikë Holanda pret Norvegjinë në të fundit që ka 18 pikë. Por një fitore e Turqisë shoqëruar me tri pikë të Norvegjisë në Amsterdam, i bën gjëmën Holandës.

Rezultate sot:

Bosnje & Herzegovinë- Finlandë 1-3

Norvegji- Letoni 0-0

Turqi – Gjilbraltar  6-0

Belgjikë -Estonia 3-1

Francë -Kazakistan 8-0

Mali i Zi -Holandë 2-2

Uells -Bjellorusi 5-1 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!