Akti i fundit në grupet e Europës, finale në Split

Sot nis turi i fundit i ndeshjeve në grupe për zonën europiane për Botërorin ‘Katar 2022’. Dhe që në fillim një superfinale në Split aty ku Kroaci- Rusi, Grupi H, merr përmasat e një beteje të vërtetë sportive.

Kroatët dy pikë më pak se rusët, i’u duhet vetëm fitorja për të shkuar direkt në Botëror. Në ndeshjën e orës 15:00, do gjykojë holandezi Deni Makeile.

Te Grupi J, Gjermania e ka marrë biletën e parë por Maqedonia e Veriut do duhet të mundë po sot Islandën në Shkup për të lënë prapa Rumaninë që ndjek e shkuar në fazën play off.

Ndërkaq një finale tjetër te Grupi A. Në Da Luz të Benfikës, sfida ndërmjet Portugalisë dhe Serbisë. Luzitanëve do ju mjaftone edhe barazimi për të qënë ata bileta e parë e grupit. Aktualisht skuadrat kanë nga 17 pikë por golevarazhi shkon ë favor të vendasëve.

Situatë e njëjtë në Spanjë -Suedi në program në Kartujë (Sevilje). Feliks Bryzh është ngarkuar të mbaj drejtësi në një sfidë aq impenjative. Spanjës së Enrikes i mjafton të mos humbë për të mbyllur llogaritë me kreun e Grupit B. Në këtë grup, Kosova luan sot për krenari në Athinë me Greqinë.

Programi për sot:

15:00

Kroaci- Rusi

Maltë- Sllovaki

Slloveni- Qipro

18:00

Armeni- Gjermani

Lietenshtejn-Rumani

Maqedoni e Veriut- Islandë

21:45

Portugali- Serbi

Luksemburg- Irlandë

Greqi- Kosovë

Spanjë- Suedi /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!