Blof norvegjez, Turqia në delir

Turqia ringjalet në momentin kur të gjithë i kishin hequr ‘vizën’. Fillimisht në vënd të Senol Gynesh u vendos trajneri gjerman Stefan Kuntz dhe fill pas këtyre zhvillimëve, kombëtarja turke nisi të mendojë për kualifkimin në Grupin G që udhëhiqet aktualisht nga Holanda.

Sot Turqia e 58 vjeçarit gjerman, shpartalloi Gjibraltarin me rezultatin tenistik 6-0. Në fakt, paralelisht me ndeshjën e “Fatih Terim” në Stamboll u luajt edhe Norvegji- Letoni e cila në mënyrë surprizë u nda pa gola.

Turqia ngjitet në vendin e dytë me 18 pikë, po aq sa Norvegjia por me një gol më shumë se vikingët. Po luhet edhe ndeshja tjetër e grupit mes Malit të Zi dhe Holandës (0-1 minuta e 30′ kohë reale).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!