Greqia jashtë, trajneri: Spanja do vuaj

Trajnerii Greqisë John van ‘t Schip, ka një plan për t’u përballur me Spanjën sot në Athinë për grupin B kualifikues të Botërorit të ardhshëm. Ndonse shanset e ekipit helen janë thuajse minimale tekniku thotë në konferencë që do përpiqen ta bëjnë Spanjën të vuaj:

Duhet të bëjmë presion për të krijuar rrezik,” tha ai në konferencën për shtyp para ndeshjes. “Ne e dimë se ata duan zotërimin e topit, kështu që ne duhet të mbrohemi përpara për të krijuar raste të rrezikshme”.

Trajneri holandez nuk ka dashur të japë detaje të mëtejshme për strategjinë, por siguroi se ka një plan dhe të gjithë lojtarët e kanë studiuar mirë. “Duhet të jemi të përgatitur dhe të fokusuar për ta bërë Spanjën të jetojë një pasdite e vështirë, duhet të besojmë te ekipi, të jemi të bashkuar. Mungesa e Bakasetas? Kemi luajtur tashmë me mungesa në të kaluarën.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!