Danimarka e Gjermania të kualifikuara, të tjerat të…martën

Nga sot e deri të martën e ardhëshme do të luhen të gjitha shanset kualifikuese të kombëtareve europiane në grupe.

Në 16 nëntor, Europa çertefikon 10 biletat e ‘Katar 2022’, ndërsa në fillim të vitit tjetër, nis fushata e fazës play off për tri vende të tjera për një total 13 përfaqësuese nga Europa për në Botëror.

Deri tani Danimarka e cila ka befasuar me 8 fitore në po aq takime (27-0 golevarazhi) dhe Gjermania, janë të vetmet kombëtare që kanë siguruar matematikisht kualifikimin për në ‘Katar 2022’.

Më poshtë me 2 takime nga fundi, skuadrat e para dhe favoritet për të kaluar sipas grupëve. E para kualifikim direkt e dyta fazë play off:

Grupi A: Portugalia, Serbia

Grupi B: Spanjë, Suedi

Grupi C: Itali, Zvicër

Grupi D: Francë, Ukrainë, Finlandë

Grupi E: Belgjikë, Uells, Çeki

Grupi F: Danimarkë, Skoci.

Grupi G: Holandë, Norvegji

Grupi H:Rusi, Kroaci

Grupi I: Angli, Poloni

Grupi J: Gjermani, Rumani, Maqedoni e Veriut

FIFA ka caktuar që herët 13 nga 32 pjesëmarrësit e Katarit do të jenë nga Europa. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!