Dinamo zgjedh Laçin drejtor

Arbi Laçi: “Privilegj, kënaqësi dhe sfidë e veçantë për mua”

Iku si kampion nga Tirana dhe pas një pauze dhe të një ftese nga Dinamo, Arbi Laçi ngarkohet në detyrën e drejtorit sportiv të klubit 18 herë kampion i Shqipërisë.

Në fakt, duket se tratativa mes palëve ka ditë që kishte nisur. Laçi u pa në tribunën e ‘Air Albania Stadium’ përgjatë Tirana- Dinamo (4-0) duke ndjekur takimin ndërsa sot ai prezantohet si numri 2 i klubit blu.

Arbi Laçi në prezantim:

Është një privilegj, kënaqësi dhe sfidë e veçantë për mua. Falënderoj presidentin për besimin e dhënë në këtë detyrë, që është obligim dhe kënaqësi e madhe, si në aspektin emocional dhe profesional.

Jam i lumtur që jam këtu dhe ndihem mirë për një detyrë të vështirë. Nuk ka sfida të thjeshta, por nga natyra më pëlqejnë sfidat dhe e pranova me shumë kënaqësi këtë detyrë për të qenë këtu për të ndihmuar klubin si drejtor sportiv.

Qëllimi? Ta bëjmë Dinamon të jetë padiskutim në krye të elitës së futbollit shqiptar, por kjo kërkon kohë, durim e përkushtim. Ky projekt do të shtrihet në kohë, kam kuptuar që jam bërë pjesë e një projekti fitues. Do të punojmë bashkë për të fituar gjithçka, nga U7 tek ekipi i parë. Nuk më tremb asgjë”, tha Laçi gjatë prezantimit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!