Dinamo/ Kabo: Skuadër tregu me uniformë historike

Humbja e Dinamos në shifra të thellë me Tiranën 4-0 për javën e tetë Abissnet Superiore, ka bërë që opnioni sportiv por kryesisht mbështetësit blu, të ndihen jo mirë.

Në fakt është humbja e tretë në 4 takime dhe ekipi i Superiores, pas 9 sezonëve në Kategori të Parë, duket se po rrëshqet te zona e poshtme e tabelës.

Ndërkaq kur u pyet pronari Bardhi nëse rrezikon trajneri Shkëmbi pas këtij rezultati, kreu i klubit blu tha: “ Jo, trajneri Shkëmbi nuk rrezikon aspak”.

Por çfar thotë një mjeshtër i komunikimit por dhe sportit në tërësi profesor Përparim Kabo?

Në një lidhje skype të hënën për ‘Top Channel’ teksa foli për blutë u shpreh:

Rikthimi i Dinamos është një ngjarje të cilën e kemi pritur të gjithë. Por çfarë Dinamo kemi sot ? Mendoj se kemi një Dinamo tregu dhe jo të traditës. Lojtarët kanë ardhur për para dhe nëse nuk arrijnë rezultate thonë s’ka problem. Vitin tjetër lidh kontratë me një klub tjetër.

Nëse marr një letër dhe një stilolaps ja jap atyre që janë te Dinamo dhe t’i them shkruani 10 emra lojtarësh që kanë luajtur te Dinamo 30 vitet e fundit, besoj se nuk i dinë. Mund të humbësh ndeshje 1-0 apo 2-1 por jo me goleada.

Përbërja e ekipit është shumë e mirë si në mbrojtje,mesfushë dhe sulm por mendoj është një skuadër tregu që ka veshur një fanellë historike.” /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!