Vllaznia-Brdariç, tani ka një…problem

Latifi demostrim pakënaqësie gjatë ndërrimit, te Vllaznia ka zhvillime.

Humbja me Tiranën, ajo me Kukësin dhe barazimi i sotëm me Egnatian në Rrogozhinë, kanë vendosur pikëpyetje të shumta lidhur me Vllazninë aktuale të teknikut Tomas Brdariç. Skuadra ka humbur shumë nga tiparet e saj sportive, loja nuk jep rendiment në tregues teknikë e për pasojë Vllaznia rrëshqet në klasifikim.

Megjithatë ai që ndihet më në siklet te kampi kuqeblu, duket vetë tekniku kroato-gjerman teksa raportet e fundit trajner- futbollistë, janë më të vështira se kurrë.

Gjatë ndeshjes Egnatia- Vllaznia momenti i ndërrmit të Liridon Latifit në pjesën e dytë, ka bërë xhiron e “botës”. Futbollisti kuqeblu, në momentin e afrimit të pankina kreu një gjest provokativ e agresiv duke shkelmuar “frigoriferin” e ujit e më pas duke rrezikuar dëmtimin e tij fizik. Qartazi demostrim pakënaqësie, pasi dhe Kruja ka ‘përtypur’ me vështirësi ndërrimin.

I pyetur për reagimin e lojtarit, Tomas Brdariç pas ndeshjes, ka thënë:

Marrëdhënia me Latifin? Mendoj se bota nuk rrotullohet rreth Latifit. Ai duhet të pranojë vendimin e trajnerit, në të vërtetë nuk di çfarë të them. Të gjithë duam të luajmë për 90 minuta, ne analizojmë dhe flasim me lojtarët gjatë javës, por nëse nuk dëgjojnë këshillat tona gjatë ndeshjes kjo ndikon te atmosfera e ekipit.

Mendoj se dy ndeshjet e fundit nuk kemi pasur rezultate të mira, duhet të jemi të qetë, të kthjellët deri në fund. Kur ka sjellje të tilla, ndikon dhe te grupi pasi sezoni është i gjatë dhe duhet të jemi më të qetë në këto momente”. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!