Hamilton: Në Meksikë për maksimumin

Formula 1/ Gara për Çmimin e Madh të Meksikës të dielën në 21:00

Hamilton i pari në 2016 dhe 2019, Verstapen autor i dyfishtë në 2017-2018: Çmimi i Madh i Meksikës është gara e tyre. Së paku në edicionet e fundit të një skene që rikthehet në kalendar pas anulimit 2020.

12 pikë përpara në klasifikimin e deritanishëm të Verstapen teksa në ‘lojë’ janë dhe 5 finale, e bëjnë duelin në “Hermanos Rodriguez” mjaft specifik.

Duke folur për situatën piloti i Mercedes, Luis Hamilton para garës së ditës së diel tha:

“Nuk mendoj se ky është sezoni im më i vështirë, por mund të ishte më i mirë për mua nëse nuk do të kishim lënë pikë rrugës. Nuk kemi qenë gjithnjë të përkryer dhe nëse gjërat kanë ndjekur këtë rrjedhë ka pasur një arsye. Shoh përpara për të marrë maksimumin, duke nisur nga gara e Meksikës

Nga kjo situatë kemi mësuar shumë, për të qenë të përgatitur për garat e mbetura. Përvoja e akumuluar në gjithë këto vite më ndihmon për ta marrë vendimin e duhur në çaste delikate. Ende nuk po jap maksimumin në pistë dhe kjo më bllokon. E di që mund të përmirësohemi”, thotë britaniku Luis Hamilton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!