Maks Verstapen “meksikani” fitues, Perez në podium…

Me katër gara nga fundi, piloti holandez, zgjat duart te titulli kampion bote në F1. E radhës pas një jave në Brazil.

Para 150 mijë tifozësh, piloti i Red Bull Maks Verstapen fiton Çmimin e Madh të Meksikës në Formula 1 dhe i afrohet ndjeshëm trofeut të kampionit të parë Botëror.

Piloti holandez (në festë me babain e tij pas garës),fiton aktin e tetëmbëdhjetë të Kampionatit Botëror dhe e çon avantazhin ndaj Hamiltonit në klasifikimin e përgjithshëm në 19 pikë.


Piloti me numër 33, dominon GP-në e Meksikës duke e vënë Mercedesin në vështirësi që në xhiron e parë. Niset Botas, Hamilton pas tij dhe i treti Verstapen.

Finlandezi i ngushton rrugën shokut të skuadrës Hamilton ndërsa Maks me Red Bull përfiton nga e majta e pistës për ti parakaluar të dy.

Hamilton nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të ndjekë rivalin e tij të drejtpërdrejtë në distancë dhe të mbrojë vendin e dytë nga sulmet e meksikanit të Red Bull, Serxhio Perez i cili preku historinë duke hipur në podiumin e Meksikes.

Klasifikimi në Meksikë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!