Markez dëmtohet në prova, jashtë gare

Përndiqet nga rrëzimet, Markez do të mungojë në garën e Çmimit të Madh të Portugalisë, që do të zhvillohet ditën e diel 7 nëntor në pistën e Portimaos.

Pas dy fitoreve radhazi dhe pikërisht kur dukej se ishte kthyer në 100%, Mark Markez u detyrua të ndalojë sërish. Piloti i Honda-s ishte viktimë e një aksidenti në stërvitje, ndërsa përgatitej për GP-në e ardhshme në Algarve të Portugalisë.

Pas rrëzimit spanjolli pati një dëmtim në kokë por pa rrezik për jetën ndërsa kontrolli paraprak mjekësor vendosi që si masë paraprake të mos marrë pjesë në garën e Portimaos.

Nuk dihet nëse 8 herë kampioni i Botës me motorrë do të mungojë vetëm në garën portugeze apo edhe në të fundit në Valencia. Honda bën me dije lajmin rreth pilotit të saj në rrjete./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!