Banjaja ‘pole position’-i i 5-të radhazi

Provat zyrtare janë të Peko Banjajas. Italiani i Dukati-it arrin ‘pole position’ numër 5 radhazi duke dëshmuar se ai gëzon aftësi goxha të mëdha për të rivalizuar edicionin e ardhshëm në MotoGP.

Kështu Françesko Banjaja i cili u rrëzua garën e kaluar duke i dhuruar indirekt titullin e parakoshëm kampion bote francezit Fabio Kuartararo do të niset nesër nga pista e Algavre përpara Xhek Miler dhe Joan Mir.

Për më tepër që Banjaja vendosi vetën në krye duke regjistruar rekord në pistë. Kampioni i ri i Botës Fabio Kuartararao niset i shtati. Siç është njoftuar ditë më parë, piloti spanjoll i Honda-s, Mark Markez nuk merr pjesë në garë për një tjetër problem fizik.

Nesër në 14:00, gara zyrtare për Çmimin e Madh të Algavre (Portugali). Gara e fundit zhvillohet në Spanjë më 14 nëntor.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!