Fabio Kuartararo kampion bote në MotoGP

Mark Markez me Honda, fiton Çmimin e Madh të Misanos, Banjaja rrëzohet në fund duke humbur gjithçka në pak minuta. ‘Doktori 46’, përshëndetet për herë të fundit me tifozët italianë.

Francezi 22 vjeçar i Yamaha, Fabio Kuartararo, shpallet me dy gara nga fundi kampion bote në MotoGP. Në pistën e Misanos Rexhio-Emilje (Itali) u zhvillua gara më e ‘çmendur’ e mundur.

Fillimisht në aspektin emocional, Valentino Rosi i jep fund karrieres mbi motorrë pikërisht para publikut të tij duke mbyllur kështu një aventurë të ndritur si sportist fitues në garat me motorrë.

Ndërkohë gara për vetë misionin e saj me tri të tilla deri në fund, vendosi në pikëpyetje titullin kampion të Kuartararos i cili sot nisej nga vendi i 15-të. Sfidanti i tij Peko Banjaja, me 52 pikë më pak para Çmimit të Madh të sotëm, u nis i pari.

Në fakt kampioni i ri i Botës nisi rekuperimin duke u ngjitur deri në vendin e pestë. Por pas Banjajas në krye nga fillimi, ka ndjekur 8 herë kampioni i botës Mark Markez i cili pas disa xhirove si i tretë (pas Xhek Miler, rrëzuar kur po “mbronte” shokun e tij të skuderisë), arrin të fitojë garën e sotme.

E gjitha pasi Françesko Banjaja gabon keq me tri xhiro nga fundi duke u rrëzuar e humbur jo vetëm vendin e parë por dhe mundësinë për të kapur francezin me numër 20 për titullin kampion bote. Skuderia e Yamaha-s në festë, kampioni i botës në ‘lot’./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!