Ballkani mundet nga Ulpiana, Drita në krye

Në fazën përmbyllëse të takimit, Prishtina ia doli sot të fitojë në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Drenicës me shifrat 1-0. Po për javën e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll, Ballkani kryesues, u mund nga Ulpiana debutuese në udhëtim me rezultatin 2-1.

Kjo ka bërë që kreu t’i takojë Dritës së Gjilanit me 22 pikë. Skuadra e Nuhiut fitoi dje ndaj Malishevës 1-0. Dukagjini- Gjilani 1-1 ndërsa Feronikeli vijon të mbetet në fund teksa u mund në shtëpi nga Llapi 0-2.

Superliga e Kosovës:

Rezultatet teknike të javës së 12-të

Dje:

Dukagjini-Gjilani 1-1

Feronikeli-Llapi 0-2

Drita- Malisheva 1-0

Sot:

Prishtina- Drenica 1-0

Ulpiana- Ballkani 2-1 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!