Gjilani ngjitet në krye, nesër dy finale

Supersfida Ballkani- Prishtina zhvillohet të dielën në Theradë duke nisur nga ora 13:30

Gjilani i trajnerit Ismet Munishi vijon ecurinë fantastike në Superligën e Kosovës. Sot ndaj Feronikelit në shtëpi, Gjianli fitoi 1-0 por mjaftueshëm për të marrë tri pikë dhe kreun provizor të renditjes.

Po për javën e 11-të, gjilanasja tjetër Drita, fitoi 1-3 ndaj Llapit në udhëtim.

Në anën tjetër, Malisheva nuk arrin të kthehet te fitorja pasi sot u mund dhe nga Ulpiana 1-2. Janë 6 ndeshje pa fitore për ekipin që në javët e para surprizoi me disa fitore. Madje duke debutuar me atë barazim 1-1 me Prishtinën.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës:

Gjilani – Feronikeli 1-0

KF Llapi – Drita 1-3

Malisheva – Ulpiana 1-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!