Shirer/ Legjenda apel për afrime te Njukasëll

Alen Shirer shfaqet në ‘skenë’. Ikona e patjetërsueshme në të shkuarën te Njukasëll dhe përfaqësuesja e ‘Tre Luanëve’ e jep receta lidhur me nismat që duhen marrë paraprakisht për të shpëtuar skuadrën me të cilën bëri histori.

Ish-sulmuesi, tani 51 vjeçar, duke folur për mediat angleze, shprehet se në janar, pronarët e rinj duhet të operojnë në kontigjent në mënyrë që Njukasëll të mos përfshihet te lista e rrëzimit nga Premier League.

Ekipi ka qenë i dobët në mbrojtje, një nga mbrojtjet më të dobta, kështu që nuk duhet një shkencëtar hapsinor për të gjetur atë që u duhet, ata kanë nevojë për një ose dy mbrojtës.

Sigurisht një mesfushor kreativ dhe kanë nevojë gjithashtu për një sulmues tjetër për të vendosur topin në rrjetë.

Pra, tre lojtarë pa dyshim. Një qendërmbrojtës, një mesfushor kreativ dhe një sulmues për të vendosur topin në rrjetë”, ndër të tjera legjenda e ‘Qymyrxhinjëve” Alen Shirer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!