Prognoza/ Ten Hag te Njukasëll, Poçetino drejt Junajtid, Zidan në Paris

Ferguson: Junatid të orientohet te një trajner ekspert dhe natyrë bashkëpunuese. Solskjaer të ketë dhe një mundësi…”

Ka një apo disa çështje në kampionatin më të bukur në planet; Premier League. Për tu zgjidhur se cili do të ulet te Njukasëll si trajner.

Mediat angleze raportojne se kandidati kryesor është Erik Ten Hag. Daily Mail, raporton se bardhezinjtë do të kishin gati një pagë prej mbi 7 milionë euro në sezon për të bindur trajnerin holandez të largohej nga Ajaksi për të nisur një cikël të ri te klubi me pronarërë arabë.

Në anën tjetër ka një superproblem te pankina e Mançeseter Junajtid. Ole Gunar Solskjaer nuk ka thuajse asnjë shpresë për të ecur përpara me skuadrën.

Sër Aleks Ferguson vijon ti qëndrojë pranë klubit që si trajner-menaxher e ngriti në majë të botës. Ai thotë se Solskjaer duhet të qëndrojë dhe disa javë (tre ndeshje provë) por nuk heziton të thotë se emri më i duhur për të marrë ekipin lidhet me Mauricio Poçetinon.

Kështu, argjentinasi në vështirësi te PSG, pritet t’i lëshojë vendin Zinedin Zidan te Parisi dhe më pas t’i bashkohet Junajtid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!