Liverpul fundos Mançesterin e Ronaldos

Beteja e madhe futbollistike në Premier League, luajtur sot në “Old Trafford” mes Mançester Junajtid dhe Liverpul ka prodhuar as më pak e as më shumë por 0-5 për Reds të Jurgen Klop.

Me katër gola të shënuar në 45 minuta, Liverpul praktikisht mbylli llogaritë e një takimi para një impianti të mbushur tërësisht me tifozë.

Kronika:

Keita hapi serinë e golave në minutën e 5, më pas gjeti golin portugezi Zhota në të 13’ ndërsa për të fundosur ‘Djajtë e Kuq’ mendoi Mohamed Salah dy herë. Në të 38’ dhe 45+5’ egjiptiani realizoi dy gola.

E dyta nis me golin e 5 po me Salah i cili në fund të takimit mori me vete topin e ndeshjes. Një gol i Ronaldos për vendasit vjen e anulohet nga VAR.

Sakaq, Pogba i futur në pjesën e dytë, bën një ndërhyrje të rrezikshme me takë ndaj Keita dhe ndëshkohet me karton të kuq duke i vënë vulën një ndeshje katastrofë për Mançester Junajtid. Solskjaer duhet të ketë mbyllur llogaritë personale me pankinën e skuadrës…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!