Duele të nxehta, Burreli-Bylis… në krye

Zhvillimet e 5 javëve të para në Kategori të Parë, rezervojnë një të shtunë të ndezur sportive në 8-të fusha futbolli. Duke nisur nga kreu ndërsa Bylis i pandalshëm deri këtë javë, do të vizitojë Burrelin për t’u sfiduar me vendasit e Patushit në ‘Liri Ballabani’.

Shkumbini- Tomori, Erzeni- Pogradeci, Maliqi- Tërbuni, Vora-Besa, shihen si duele të forta sportive ku qëllimi për pikë ju jep atyre statusin e ndeshjeve me tri rezultate.

Për nga ecuria deri tani, Korabi ndjekës i kreut, duket më favorit ndaj Turbinës në Peshkopi. Megjithatë në fushë gjithçka mund të ngjasë. Formati aktual i futbollit në inferiore, duket më shumë se intrigues.

Ndeshjet e ditës së shtunë luhen të gjitha në 14:00.

Java e 6-të:

Lushnja- Besëlidhja

Vora- Besa (Vorë)

Apolonia- Butrinti

Burreli- Bylis

Shkumbini- Tomori

Korabi- Turbina

Erzeni- Pogradeci

Maliqi- Tërbuni (Devoll)

Kategoria e Parë, renditja pas javës 5-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!