Bylis vrapon, Erzeni e Korabi bëjnë detyrën, bien peqinasit

Bylis nuk njeh rivalë. Në ndeshjen e Burrelit skuadra e Jeton Beqirit ia del të shënojë një gol në ‘Liri Ballabani’ për të regjistruar fitoren e 6 të radhazi.

Besëlidhja thyhet sërish keq duke prekur fundin. Befasuese humbja 0-4 e Shkumbinit në Peqin me Tomorin. Besa ruan ritmin, fiton në fund ndaj Vorës në Pezë.

Për Erzenin tashmë kanë mbrritur kohë të mira. Shijakasit me Deden në timon, fitojnë thellë ndaj Pogradecit dhe hedhin kanditaturën për një vend në krye. Sikundër dhe Korabi Mërgjyshit. Dibranët cinikë, fitojnë 2-1 me cerrikasit.

Mjaft e bukur fitorja e Maliqit ndaj Tërbunit 1-0. me këtë rezultat kaloi dhe Apolonia me sarandiotët.

Rezultatet e Kategorisë së Parë:

Java e 6-të:

Lushnja- Besëlidhja 3-0

Vora- Besa 0-1

Apolonia- Butrinti 1-0

Burreli- Bylis 0-1

Shkumbini- Tomori 0-4

Korabi- Turbina 2-1

Erzeni- Pogradeci 4-0

Maliqi- Tërbuni 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!