Moshat kuqezi, miqësore në Mal të Zi

FSHF bën me dije se kombëtarja shqiptare e U15, do të zhvillojë dy ndeshje miqësorë ndaj kombëtares të Malit të Zi me 26 dhe 26 tetor.

Trajneri Armand Dama do të shpallë edhe listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy sfida. Këto takime testuese të zhvillohen në Podgoricë.

Njoftimi:

FSHF bën me dije se përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Malin e Zi U-15 në datat 26 dhe 28 tetor. Të dyja ndeshjet do të luhen në Podgoricë dhe do të nisin në ora 14:00. Trajneri i kuqezinjve, Armand Dama do të shpallë listën e lojtarëve të përzgjedhur para grumbullimit që do të nisë më 23 tetor me skuadrën që do të mblidhet në Ulqin, ku do të zhvillojë edhe përgatitjet dy miqësore. Grumbullimi do të zgjasë 6 ditë dhe stafi teknik do të ketë mundësi të shohë në aksion lojtarë të vitlindjes 2007.

Synimi i këtyre ndeshjeve është për të monitoruar ecurinë dhe gjendjen e këtyre lojtarëve e për të përzgjedhur elementët e perspektivës që mund të jenë të vlefshëm për të kaluar në ekipet Kombëtare U-16, U-17 e me radhë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!