Shqipëria fiton thellë me Armeninë

Kualifikuese Botërori femra: Shqipëri- Armeni 5-0

Shqipëria për femra arrin një fitore historike. Ndaj Armenisë në ‘Air Albania Stadium’ për kualifikueset e Botërorit, ekipi i drejtuar nga Armir Grima arriti të fitojë thellë 5-0.

Golat janë shënuar nga Doçi në të 12’, 43′, Hamidi në të 16’, 62′  dhe Lufo në të 91′. Spektakli u pa që në fillim teksa ekipi shqiptar arriti të dominojë në lojë e gola.

Ndërkaq pas tri takimëve skuadra e Shqipërisë femra ka 4 pikë në një grup me 6 përfaqësuese. E radhës në 26 tetor në Poloni me vendaset me të njëjtin emër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!