Shehi ka dilema, Tirana sytë nga ‘stoli’

Abissnet Superiore do të ketë nesër një supersfidë në ‘Elbasan Arena’. Teuta- Tirana ndërsa janë në krye me nga 8 pikë, do duhet të maten në fushë për të treguar direkt cilësitë e këtij sezoni.

Trajneri Shehi është optimist tregon situatën në grup dhe i përgjigjet me një ‘doktoraturë’ Martinit. Ngo, Seferi dhe Ismailgeci e kanë kaluar COVID-19, por trajneri Shehi, parë gjendjen e tyre pritet të vendosë për aktivizimin e tyre vetëm pak orë para ndeshjes.

Shehi:

“Situata është deri diku normale pas asaj situate jonormale që kaluam. Jemi gati. Deklarata e Martinit? Unë nuk jam doktor, por disa situata i di, pasi jam konsultuar me doktorët. Koronavirusi nuk zgjedh kohën se kur të kap. Teuta meriton vlerësim, do të futemi në fushë për të marrë atë që kërkojmë.

“Elbasan Arena”? Për herë të parë luajmë në një terren shumë të mirë dhe në mbrëmje. Është një stadium që të lejon të shprehesh mirë.

Ngo, Seferi dhe Ismajlgeci kanë vetëm dy ditë që stërviten. Dihet që gjendja e tyre nuk është optimale. Kemi edhe 24 orë, pastaj do të vendosim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!