Superiorja me dy takime sfiduese

Dita e sotme futbollistike e Abissnet Superiore, vjen me dy ndeshje të nivelit të lartë sportiv. Në ‘Air Albnia Stadium’, teksa skuadrat e elitës nisin të luajnë takime të caktuara, Partizani ende pa fitore, pret Kukësin e pozicionuar në zonën e sipërme të tabelës me 7 pikë.

Ndërkohë pak orë më vonë, në ‘Elbasan Arena’ dueli për kreun e Superiores ndërmjet Teutës pritëse dhe Tiranës me disa lojtarë jo në kondicionin më të mirë fizik.

Sfida spostuar nga klubi durrsak me motivin e zëvendësimit të tapetit të ‘Niko Dovana’-s, pritet të jetë një betejë më vehte. Rivaliteti për trofe në dy sezonet e fundit por dhe gjëndja aktuale e skuadrave me nga 8 pikë (në krye), në letër me pritshmëri të lartë.

Te Teuta rikthehet Lorenco Vila dhe Ivanoviç ndërsa në pikëpyetje Asion Daja (nëse paguan klubi gjobën për kartonin). Te Tirana Ngo, Seferi, Hoxhallari dhe Ismajlgeci në pikëpyetje.

Ndërkaq java e 5-të mbyllet nesër me Vllaznia- Dinamo. Dje u luajtën Laçi- Egnatia 0-1 dhe Kastrioti- Skënderbeu 2-0./Sportiim.al/

Abissnet Superiore java e 5-të:

16:45 Partizani- Kukësi

19:45 Teuta- Tirana

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!