Shqipëria në ‘sulm’ pa Gjimshitin e Cikalleshin

Në provën e së vërtetës sot në 20:45 në Air Albania Stadium’, Shqipëria e Edi Rejas pritet të japë 150 %. Kushtëzuar nga pikët, rivali por dhe inspiruar nga kërkesa në rritje e faktorit sportiv shqiptar, skuadra do duhet të sakrifikojë maksimalisht për të kaluar pengesën e madhe Poloni.

Jo të gjitha planet shkojnë vaj. Lajmi për dëmtimin e Gjimshitit dhe pozitiviteti i Cikalleshit për COVID-19, i’a kanë ndërlikuar ndjeshëm planet “plakushit” 76 vjeçar Edi Reja. Trajneri do duhet të improvizojë pa dy nga liderët absolutë të viteve të fundit të një grupi në rritje galopante.

Situata duket e vështirë kur veç tyre nuk do të jenë gati dhe lojtarë si Abrashi,Balaj, Çekiçi, Hoxhallari.

Ndërkaq heronjtë aktualë Berisha, Hysaj,Ismajli,Kumbulla, Veseli, Bare, Gjasula,Bajrami,Trashi, Manaj dhe fenomeni më i ri i Shqipërisë, Broja pritet t’i zbardhin faqen një kombi të tërë.

E vendosur në Grupin I të zonës së Europës për kualifikueset e Botërorit Katar 2022′, skuadra e Rejas, praktikisht shumë pranë ëndrrës për të luajtur shanset e një bilete në fazën play off.

Do të gjykojë francezi i njohur Klemon Turpe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!