‘Ti Shqipëri Më Ep Nder’

Kualifikuese ‘Katar 2022’ në ‘Air Albania Stadium’: Shqipëri- Poloni (20:45)

Shënim redaksional i Sportiim.al

Kjo është dita e Shqipërisë së ‘madhe’. Kjo e martë e 12 tetorit 2021, mund të ‘çertefikojë’ për herë të parë në histori arritjen e Shqipërisë futboll, në fazën play off të një eventi të përmasave botërore.

Të gjithë në këmbë. Mbëmja ofron duelin Shqipëri- Poloni në ‘Air Albania Stadium’. Po. Ky është dueli që i jep kuqezinjëve mundësinë për të provuar në fazën e duelit në një grup të ri me 4 skuadra…Misioni? Të mundë rivalin e drejtpërdrejtë për vendin e dytë, Poloninë. Për të marrë më pas 3 pikë ndaj Andorrës në fund. Po në kryeqytetin e shqiponjave. Pa patur nevojë për pikë në ishullin e ‘Tre Luanëve’ të Anglisë në të parafundit…

Vjen Polonia emërmadh në futbollin kontinental. Së paku krahasuar me kombëtare si Shqipëria e cila krenohet me një pjesëmarrje në ‘Euro 2016’ në Francë. Gjithësesi historike.

Vjen Robert Levandovski. Sulmuesi tipik modern i futbollit modern… Pasuesi më i denjë i Latos dhe Bonjekut. Ikonave legjendare në të shkuarën e futbollit polak.

Ndërkohë, Kuqezinjtë pasi dërrmuan në dy takime Hungarinë me një Armando Broja golashënues, do të kenë mbështetjen si kurrë më parë të 22 mijë tifozëve në ‘Arenën’ e tyre. Do ndjejnë në zemra britmat e 10 milion shqiptarëve anembanë botës me shpresën për të lëshuar në fund klithmën aq të dëshiruar: Shqipëria në play-off. Sentenca e Naim Frashërit: Ti Shqipëri më jep Nder!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!