Berisha: Presioni mbi polakët, Shqipëria ëndërron

Kapiteni i Shqipërisë Etrit Berisha foli për këtë ndeshje të rëndësishme ndaj Polonisë, ku theksoi se kjo sfidë ka një domethënie të rëndësishme për të gjithë dhe skuadra do të japë gjithçka në fushë.

Berisha:

Ndeshja ndaj Polonisë– Jemi të vetëdijshëm për situatën që jemi tani. Kjo varet edhe nga ndeshja e nesërme. Atmosfera është e mirë dhe tani për tani jemi të fokusuar vetëm në ndeshjen e radhës. Atmosfera nëse ka qenë e njëjtë apo jo nuk mund të themi ende sepse edhe po të fitohet nesër kemi edhe dy ndeshje të tjera për të zhvilluar. Ndoshta më herët ka qenë edhe më e lehtë që të kualifikohemi , kurse në Botëror është më e vështirë.

Presion dhe a ndihemi gati për sfidën e nesërme? – Jemi të vetëdijshëm për këtë situatë si e thashë më herët që mund të bëjmë diçka që nuk është arritur më herët. Çdo ndeshje që do të fitohet, rrugëtimi do të jetë edhe më i vështirë, kështu që ne duhet ta mendojmë që ndeshja e radhës, presioni  nuk duhet të jetë mbi ne, por mbi polakët, pasi ne vetëm se kemi bërë shumë gjëra të mira deri tani, mirëpo nuk do të thotë që jemi të kënaqur. Pasi në kualifikime, shkon ose nuk shkon, kështu që ndeshja e nesërme me siguri që ka një domethënie shumë të madhe për të gjithë çunat dhe do ta interpretojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Polonia? – Medoemos ne kemi vetëm që të japim gjithçka nga vetja jonë, pastaj ne e dimë që po përballemi me një ekip jashtëzakonisht të fortë dhe e dimë që të gjitha rezultatet janë të mundshme. Ne duhet të jemi të fokusuar tek ato gjëra që thotë trajneri dhe e dimë që në lojën kundër tyre, kemi bërë disa gabime që na kanë kushtuar shumë edhe pse kemi bërë një lojë të bukur. Mund të bënim edhe më mirë për t’i evituar golat, kështu që duhet të jemi të vetëdijshëm që të bëjmë gola sa më pak dhe se kemi kualitet në ekip dhe mund ta fitojmë lojën. Gjithashtu, marrim edhe parasysh që jemi pranë tifozëve tanë, që do jetë edhe më e lehtë për ne. Presioni më i madh duhet të jetë te plakët, jo te ne.

Mungesa e Gjimshitit dhe Levandovski? – Një mungesë goxha e madhe për skuadrën tonë, një lojtar kyç i Kombëtares, që po bën shumë mirë, si ne Kombëtare edhe në ekipin e tij. Është një fatkeqësi që na ndodhi në ndeshjen e fundit, por mendoj se edhe Veseli në ndeshjen e fundit bëri shumë mirë dhe besoj që edhe nesër skuadra duhet të jetë kompakte dhe ata që do të luajnë, do të bëjnë mirë. Lëvandovski është një nga sulmuesit më të mirë tani në futboll dhe jemi të vetëdijshëm për atë dhe duhet të mundohemi si skuadër ta ndalojmë. Nëse do ta neutralizojmë, do të jetë një sukses.

Kujt i ngjan ky takim? – Ka shumë ndeshje që i përngjan kësaj sfide, si ndeshja me Norvegjinë, apo me Serbinë. E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe duhet ta marrim më me qetësi, për shkak se e dimë që deri tani kemi bërë gjëra të mira dhe në fund të fundit po luajmë me një skuadër të fortë dhe nëse humbet ndeshja, nuk është gjëja e fundit në botë që ndodh. Kështu që duhet të jemi të qetë, të bëjmë detyrat dhe të bëjmë sa më pak gabime dhe me kualitetin që kemi të mundohemi t’i vëmë në vështirësi.

Goditjet standarde? – Jemi munduar që t’i ushtrojmë goditjet standarde, është fakt që Polonia e fitoi ndeshjen nga goditjet standarde. Edhe me Hungarinë patëm një situatë të tillë. Duhet të punojmë edhe më shumë, por është më shumë çështje përqëndrimi sesa gjëra të tjera, kështu që besoj se edhe ditën e nesërme e dimë rëndësinë e goditjeve standarde dhe do jemi më të vëmendshëm. Edhe në të kaluarën kemi pësuar nga këto goditje, por do t’i japim vëmendjen e duhur.(FSHF)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!