Sousa dhe Glik: Në Shqipëri për tri pikë

Polonia ka mësyer në Tiranë dhe para se skuadra të zbriste në fushë për seancën e pasdites, trajneri portugez i Polonisë, Paulo Sousa i shoqëruar nga Glik doli në konferencën e zakonshme për shtyp. Luzitani u shfaq mjaft optimist për skuadrën e tij dhe mbi të gjitha për marrjen e tre pikëve.

Më e rëndësishme ndeshja e Spanjës apo ajo e Tiranës? Cili nga sulmuesit mund të bëjë diferencën në këtë ndeshje?
Që në ditën e parë ne kemi kaluar shumë faza dhe mënyra më e mirë është për të qenë koherentë. Unë i jap rëndësi mentalitetit të ekipit dhe jemi shumë të fokusuar në lojën tonë.

Ne bëjmë presing shumë të mirë në lojën pa top, gjë që nuk e bënim dot në ndeshjet më përpara. I kam dhënë theks lojës kolektive kryesisht, por edhe asaj individuale.

Nuk fokusohemi vetëm te një lojtar, por te i gjithë grupi, megjithatë duhet të arrijmë rezultate, për të rritur konfidencën. Sa u përket ndeshjeve, duhet të kemi mentalitet të njëjtë për përballimin e tyre, por strategji të ndryshme.

Mbrojtësi Kamil Glik në krah të trajnerit Paulo Sousa në konferencën për shtyp deklaroi se Polonia do të luajnë për të marrë tre pikët ndaj Shqipërisë.

Luani ndaj një skuadre me shumë lojtarë të Serisë A. Sa e vështirë do të jetë nesër?
Jo vetëm lojtarët, por dhe trajneri është italian çka ka sjellë cilësi te skuadra e Shqipërisë. Duhet të përballemi me këto cilësi sa më mirë të jetë e mundur në ndeshjen e të martës.

Çfarë përshtypjesh ju la Shqipëria në ndeshjen e parë dhe çfarë duhet të bëni më shumë nesër?
Shqipëria pësoi katër gola në ndeshjen e parë, gjë që është shumë e rrallë për ta dhe jam i sigurt që nuk do të përsëritet dot nesër. Çdo ndeshje ka historinë e saj dhe ne jemi gati të përballemi me ta nesër, për t’u marrë mesfushën dhe për të pasur kontrollin e lojës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!