Tifozët e Torinos ekzagjerojnë para derbit: Vritini

Seria A java e 7-të, nesër në 18:00, ka në program derbin e Torinos mes Torinos vendase dhe Juventus. Një duel i cili gjithnjë ka prodhuar ndeshje grintoze, shpesh rezultate me gola por dhe polemika.

Në fakt, tej supermacisë së bardhezinjëve teksa në 6 takimet e fundit kanë fituar 4 e barazuar 2, ekipi ‘granada’ i teknikut Juriç, nuk do t’ja dijë .

Ndërkaq, tifozët e Torinos kanë lançuar një banderolë që zor se do mund të kapërdihet lehtë nga pala e Juves por dhe autoritetet lokale.

Sipas ‘TUTTOmercatoWEB’ tifozët e Torinos kanë shkruar një banderolë gjigande me fjalën e vetme : Uccideteli (vritini). Mjaft e rëndë për një kampionat dhe vend si Italia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!