Lacio fiton derbin, Murinjo akuzon

Derbi i Romës luajtur sot në Olimpico i shkoi ekipit të Mauricio Sarrit. Lacio- Roma në derbin numër 155, prodhuan gola spektakël e polemika por në fund festa me shqiponjën e Lacios i takoi 61 vjeçarit të Lacios.

Në kahun tjetër Roma me Murinjon që në derbin e parë me këtë skuadër rishfaqet ankues pas ndeshjes. “Për mua” -thotë trajneri portugez- ” gjyqtari kryesor dhe VAR-i nuk ishin në lartësi”.

Ndërkaq Lacio aktivizoi Hysajn dhe në fund Muriqin. Strakosha në stol. Te Roma Marash Kumbulla po pret të ‘njihet’me Murinjon. Asnjë shans për mbrojtësin kuqezi.

Ndërkaq Nedim Bajrami shënon me penallti golin e tretë për Empolin.

Seria A sot:

Lacio- Roma 3-2

Juventus- Sampdoria 3-2

Sasuolo-Salernitana 1-0

Udineze- Fiorentina 0-1

Empoli- Bolonja 4-2

Napoli- Kaljari 2-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!