Ibra feston 40 vjetorin: Shoh përpara

Festa surprizë e organizuar në Milano nga partnerja e tij Helena filloi pak pas orës 23:00 të së dielës. Ngjau pas fitores së madhe të Milanit në Bergamo ndaj Atalantës vendase.

Shifra 40 shkruar me të madhe në një fasadë të dukshme të ndërtesës, hotelin Hyatt Centric, të rregzullluar me drita të ulura e plot romancë.t

Një gol, që Ibra festoi gjatë natës, me sigurinë e zakonshme: “Unë ende ndihem më i forti nga të gjithë, nuk është koha të mendoj për heqjen dorë”.

Në moshën 40 -vjeçare, Zlatan Ibrahimoviç shikon përpara dhe sheh vetëm futboll që luhet: “Kur të kthehem do të jem i frikshëm, dua të argëtoj 80,000 njerëz”,deklaroi Ibra në një intervistë për Milan TV.

Nëna Jurka dhe vëllai Aleksandar ishin gjithashtu të pranishëm – festa mblodhi rreth pesëdhjetë miq, shokë dhe ish-shokë, nga Gatuso në Pogba, nga Donnaruma në Verrati, Kasano, Galiani dhe Moxhi. Prezent edhe disa nga ekipi dhe trajneri Stefano Pioli.

Zlatan, i cili pasdite ishte përpjekur të mahniste fansat duke postuar foton e Ferrari SF90 Spider që i dha vetes në mediat sociale, mbeti pa fjalë: këtë herë goli më i mirë ishte ai që më bënë më të dashurit e mi..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!