Daja: Pres më shumë krijmtari, objektivat madhorë

E vetmja ndeshje e ditës së diel për Abissnet Superiore, luhet në “Elbasan Arena” mes Partizanit dhe Vllaznisë. Në dukje vjen si supersfida e javës së tretë.

Trajneri Daja tha sot për mediat se Partizani nuk shkon në gjendjën më të mirë ndaj Vllaznisë. Sidomos në aspektin psikologjik.

Megjithatë tekniku i kuq, beson se skuadra e tij do dijë t’i bëjë mirë detyrat shtëpiake. ‘Janë dhe 99 pikë në lojë’, thotë Daja teksa qan barazminin me Skënderbeun.

Daja:

Kemi marrë një pikë, por ndeshjes me Skënderbeun nuk i gjej asnjë gabim. Goli nuk është gabim, është faj. Kemi bërë ndeshje të mira, por nuk kemi qenë në maksimumin tonë. Kemi luajtur në fushën e kundërshtarit. Me Skënderbeun luajtëm mirë.

Kemi një ndeshje të vështirë me Vllazninë. Po kalojmë një moment të mirë. Vështirësia rritet për faktin që duhet të fitojmë patjetër. Është koha për të fituar. Jemi të dënuar të riskojmë gjithçka për të marrë tre pikët. Një fitore do i bënte shumë mirë skuadrës në aspektin psikologjik.

Damçevski mungon për probleme shëndetësore, ka edhe të tjerë për të cilët do vendosë stafi mjekësor. Vllaznia ka kundërsulm vrastar, kanë tre sulmues të shpejtë. Do jetë një ndeshje e vështirë. Goli? Ne kemi çeduar në finalizim, raste kemi pasur dhe kemi humbur edhe një penallti. Sulmi ka edhe pjesë krijmtarie brenda.

Duhet pak më shumë të konsolidohemi në fazën e sulmin. Janë edhe 99 pikë në lojë, është herët për të thënë ku do jemi. Gjithmonë Partizani ka objektiva madhorë. Le të fokusohemi te ndeshja e nesërme, pasi ajo është shumë e rëndësishme dhe ne nuk jemi në maksimumin tonë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!