Dy takime dy barazime, Kastrioti pika e parë

Në Rrogozhinë, Teuta dhe Dinamo u ndeshën mes tyre në një duel që prodhoi shumë pak emocione e asnjë gol. Kjo bëri që dy ekipet të stopohën te barazimi i cili figuron i dyti radhazi si për durrsakët ashtu dhe për blutë.

Në Kamëz, Kastrioti ndal Tiranën dhe merr pikën e parë sezonale në tri javë. Madje ishin krutanët e Ndreut që kaluan përpara me një gol të shënuar në pjesën e parë nga Karakaçi.

Bardheblutë humbën dy mundësi ideale me Xhixhën dhe Ngonë por në pjesën e dytë ia dolën të barazojnë me Seferin. Minutat në vijim ofruan Tiranën e rasteve të shpërdoruara dhe në fund një pikë. Vetëm java e tretë por objektivi nis të largohet…

Teuta- Dinamo (Rrogozhinë) 0-0

Formacionet:

Teuta: Qirko, Selmani, Xhekson, Idrizaj, Aleksi, Daja, Akuah, E.Vila, Kallaku, Gjorgiev, Koubemba. Tr: Edi Martini

Dinamo: Harizaj, Siljanovski, Isaevski, Imami, Sofranak, Sidibe, Demiri, Ibraimi, Samake, Skuka, Çinedu. Tr: Bledi Shkëmbi

Gjyqtarë: E.Hamiti, R.Çokaj (Lezhë), T.Kasa (Vlorë)

VAR: Kreshnik Cjapi (Fier), AVAR: Dojando Myftari (Tiranë

Kastrioti- Tirana (Kamëz) 1-1

41′: 1-0. Gol Kastrioti shënon Karakaçi me kokë pas penalltisë së gjuajtur nga vetë lojtari e pritur nga Bekaj.

50′: 1-1 Gol Tirana shënon me kokë Seferi. Goditje këndi nga e djathta me sulmuesin që merr kohën në qëndër dhe depoziton në rrjetë

Formacionet:

Kastrioti: Sali, Neziri, Dida, Prodani, Rami, Karakaçi, Mëllugja, Basha, Husein, Çela, Mudrazija. Tr: Ramadan Ndreu

Tirana: Bekaj, Najdovski, Ismajlgeci, Behiratçe, Hoxhallari, Toli, Totre, Limaj, Xhixha, Seferi, Ngo. Tr: Orges Shehi.

Gjyqtarë: E.Bastari, Xh.Mani (Tiranë), M.Llukmani (Vlorë)

VAR: Kridens Meta, AVAR: Arbër Zalla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!