Florian Marku triumfon në ‘Totenhem Hotspur’


Boksieri shqiptar Florian Marku, ka triumfuar mbrëmjen e sotme në finalen për kampion bote në IBF ndaj ukrainasit Maksim Prodan.

Florian Marku i ngjitur në ring me një këngë të Nojzit dhe me përkrahje të madhe shqiptare në shkallët e stadiumit të Totenhemit në Londër, u desh të luante 10 raunde për të arritur te suksesi në kategorinë ‘walterweight’.

Lushnjari 28 vjeçar, dominoi në të gjithë raundet ndaj ukrainasit dhe në fund gjyqtaria i dha fitotren me pikë Markut. Një sukses i tillë me përmasa botërore, i pari për boksierin shqiptar.

Ndërkaq kampioni i peshave të rënda Antoni Xhoshua, do të ngjitet pas pak në ring për t’u ndeshur me ukrainasin Alexander Usyk.

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!