Rodriguez mes sheikësh në Katar

Prezantohet te Al Rayyan, por mund të kthehet shpejt në Europë. Në mes PSG.

Në moshën 30 -vjeçare, Hames Rodriguez i tha lamtumirë Evertonit dhe Europës, duke fluturuar për në Katar dhe nënshkruar një kontratë me Al Rayyan të teknikut francez Laurent Blank.

Sot kolumbiani u prezantua mes një atmosfere të ndezur në Katar dhe tribuna qëndrore dukej plot me ‘sheikë’ të cilët i uruan nga pranë mirëseardhjen ish- lojtarit të Realit e së fundi Evertonit.

Gjithësesi, kolumbiani së shpejti mund të kthehet në kontinentin e vjetër përmes një klauzole të veçantë të zbuluar nga As.

Ish-madrileni, i kërkuar edhe nga Milan në afatin e fundit të merkatos, mund të largohet nga klubi i Katarit me një transferim falas ‘të ofruar nga PSG, një klub i lidhur fort me Katarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!