Fiton Shqipëria U17, dëmtohet Bare, buzëqesh ‘mbreti’

U17 Kuqezi-Kosova U17 u ndeshën sot në Prishtinë në një test miqësor. Kjo ndeshje u zhvillua në “Fadil Vokrri”, dhe u fitua nga Shqipëria me rezultatin 2-0. Ledio Tresan dhe Orsi Agea ishin autorët e golave të fitores për Shqipërinë U17.

Keidi Bare e nisi për herë të parë nga fillimi me Espanjol por lojtari kuqezi u dëmtua në fund të takimit mes Espanjol dhe Alaves.

Hames Rodriguez futbollisti i njohur kolumbian do të nis një ekperiencë të re në Superligën e Katarit me Al Rayyan.

Mbreti Pele ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video ku shfaqet gazmor dhe shakaxhi. Te pjesa serioze shkruan: “Jam thellësisht i prekur nga dashuria që keni treguar ndaj meje, që më bën të ndihem më mirë çdo ditë”.

Legia ‘shqiptare’ në Poloni, pa sot në fushë Kastartin golashënues por dhe ish mesfushorin bardheblu Çelhaka. Në Kupë jashtë shtëpie, Legia fitoi 3-1 ndaj Vigryt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!