Erzeni- Bylis, kryesfida e së parës…

Java e dytë e Kategorisë së Parë e gjitha sot. Nis me takimin e orës 15:00 në Peshkopi aty ku vendasit e Korabit presin sarandiotët debutues. Më pas axhenda spostohet te takimet në ‘bllok’ me disa duele mjaft interesante.

Në 16:00 duket se në ‘Tofik Jashari’ dhe në ‘Gjorgje Kyçyku’, sfidat Erzeni- Bylis dhe Pogradeci- Besa mbartin në vetvete edhe misteret e klubëve që pas kësaj jave do mund ta quajnë vetë pretendente.

Në këtë nivel ndryshe nga e kaluara të 16 skuadrat janë një një grup ndaj çdo hap i gabuar rëndon ndjeshëm në ecurinë sezonale. Paçka se është vetëm fillimi…

Ndeshjet sot, Kategoria e Parë, java e dytë:

15:00

Korabi- Butrinti

16:00

Apolonia- Shkumbini

Turbina- Besëlidhja

Pogradeci- Besa

Burreli- Tomori

Lushnja- Tërbuni

Vora- Maliqi (Pezë)

Erzeni- Bylis

/Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!