Bylis kalon pengesën Erzeni, Besa një pikë në Pogradec

Sikundër në Superiore edhe në inferiore mbahet një minutë heshtje para takimëve për Ylli Mihalin. Fizioterapistit të ekipit Kombëtar ndarë nga jeta pak ditë më parë.

Ndeshja kryesore e javës së dytë në Kategorinë e Parë, luajtur në ‘Tofik Jashari’ të Shijakut, përfundoi 0-1 për Bylis.

Fiton dhe Korabi e Apolonia ndërsa Burreli i teknikut Patushi del blof në shtëpi me beratasit e Tomorit.

Dueli i Pogradecit mes vendasëve dhe Besës përfundoi pa gola.

Rezultatet teknike të javës së dytë:

Korabi- Butrinti 2-1

Apolonia- Shkumbini 2-1

Turbina- Besëlidhja 3-2

Pogradeci- Besa 0-0

Burreli- Tomori 0-0

Lushnja- Tërbuni 0-0

Vora- Maliqi 3-2 (luajtur në Pezë-Helmës)

Erzeni- Bylis 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!