Seria A hap sezonin, impiantet 50% me tifozë

Inter-Xhenova, Verona-Sasuolo në 18:30, janë dy çiftet e Seria A që hapin sot zyrtarisht kampiontin italian. Empoli- Lacio dhe Torino- Atalanta në 20:45 vijojnë ndeshjet e sotme.

Do të luhet me puiblik të reduktuar në masën 50%. Tifozët deomos të pajisur me ‘green pass’ që do të thotë se ata janë të vaksinuar dhe të painfektuar me COVID-19.

Në ndeshjen e ‘San Siro’-s mes Interit e Xhenovas, pritet të shihen afro 30 mijë tifozë. Në Olimpico për Roma-Fiorentina nesër mbrëma do të jenë rreth 24 mijë ndërsa ‘Diego Maradona’ të Napolit do të futën afro 22 mijë tifozë.

Tifozëve do t’u jepen udhëzime të sakta për të hyrë në ambiente duke shmangur formimin e grupëve të mëdha.

Ndërkaq në dispozicion sot të skuadrave në fushë shqiptarët: Ismajli e Bajrami te Empoli, Strakosha, Muriqi e Hysaj te Lacio, Berisha e Vojvoda te Torino si dhe Gjimshiti te Atalanta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!