Hysaj zyrtarizohet te Lacio, Kalaj te Karrareze

sportiim2

Merkato e Lacios është hapur përfundimisht. Fillimisht njoftimi i blerjes së Pedros nga Roma, pastaj njoftimi zyrtar për shtyp i klubit bardhekaltër, i cili shpjegon se si Covisoc ka revokuar dispozitën e mos pranimit në operacionet e blerjes së lojtarëve.

Pas kësaj deklarate për shtyp, Lacio mund të zyrtarizojë të gjitha operacionet e tjera të përcaktuara këtë verë.

Njoftimi i plotë për shtyp.

S.S. Lazio njofton se ka fituar përfundimisht të drejtat për lëvizjet sportive të lojtarëve të mëposhtëm:

Pereira Gomes Felipe Anderson, nga klubi West Ham United FC; Hysaj Elseid; Romero Bezzana Luka, nga RCD Mallorca. U transferuan përfundimisht:

Kalaj Sergio shkon te Karrarese Calcio 1908; Baxevanos Nikolaos në favor të Chindia Targoviste (ROM); Novella Mattia në favor të Monopoli Calcio.

?>