Rinovon Benzema, Barça e Pedri një “legjislaturë”

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht rinovimin me Karim Benzema. Pedri gati të blindohet nga Barcelona.

Pas Modriç, Karvajal dhe Tibo Kurtua radha e rinovimit me Realin i takoi kapitenit të ri Karm Benzema. Akordi deri në verën e vitit 2023. I radhës pritet të jetë ai i Federiko Valverde, i cili gjithashtu ka akord me klubin madrilen.

Në anën tjetër pas një sezoni brilant edhe Pedri është kthyer në Barcelonë dhe tani po mendon për të ardhmen e tij.

Mesfushori spanjoll i lindur në 2002, lojtari më i mirë i ri i ‘Euro 2020’, do të përfundojë kontratën në qershor 2022, por planet e Barcelonës janë ta kthejnë lojtarin si një simbol të ri të Laportës numër “2”.

Sport raporton për një rinovim katërvjeçar të spanjollit të ri. Negociatat startojnë pas pak ditësh (shtator).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!