Barcelona vuan ndaj Bilbaos, Depai i jep një pikë

Rei Manaj qëndroi në stol, Koeman prioritet ‘holandezëve’

Barcelonën me largimin e Leo Mesit duket se nuk e ka frikë më askush. Në sfidën e mbrëmjes në transfertën baske me Atletik Bilbao në ‘San Mames’, Blaugranët e panë vetën nën presion që nga minuta e parë e deri në fund.

Megjithëse në momente të caktuara miqtë nga Katalunja shfaqeshin rrezikshëm,13 korne të pësuara ndaj 2 të fituara si dhe një gol i shënuar nga Injo Martinez (50′) lanë shije të hidhur te mbështetësit e Barcelonës.

Barça humbi shpejt Pikenë (dëmtim) por ia hedh të evitojë humbjen falë një goli të shënuar në të 75′-ën nga Depai. Në fund, Barcelona luajti me një lojtarë më pak pasi garsia u desh të ndalte një aksion goli. 1-1 final.

Sot La Liga, java e 2

Alaves- Majorka 0-1

Granada-Valencia 1-1

Espanjol- Betis 0-0

Bilbao- Barcelona 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!