Tirana 4 gola Pogradecit, Kastrioti fiton në Lezhë

Miqësore: Pogradeci- Tirana 0-4 (Hoxhallari 56′, Gjumsi 66′, Beshiraj 70′ , Zhivanaj 87)

Tirana nis të bindë dhe këtë e bën sërish me një fitore të thellë në miqësore. Pasi kaloi ditë më parë 7-0 Maliqin, të besuarit e Shehit në testin e sotëm me Pogradecin në ‘Gjorgji Kyçyku’ shënuan katër herë e duke mos pësuar asnjë.

Bardheblutë dominuan totalisht testin me ‘Liqenorët’, por për të parë një gol në këtë miqësore duhej pritur të kalonte 45 minutëshi i parë.

Erion Hoxhallari gjeti rrjetën me një supergol në minutën e 56, duke realizuar me roveshatë për të kaluar në avantazh të tijtë. Tirana nuk u ndal ndërsa në vijim shënoi edhe 3 herë të tjera me Gjumsin, Beshirajn e mbrojtësin Zhivanaj.

Paraqitje dinjitoze edhe për blerjen e vitit te bardheblotë fantazisti tetovar Enur Totre. Tirana duket funksionale…

Ndërkaq edhe Kastrioti ia del të fitojë testin e dytë miqësor. Sot ekipi i Ndreut fitoi 0-2 në Lezhë me Besëlidhjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!