Starton Ligë 1, Monako ndalet në shtëpi

Ligë1 me Monako- Nantë përfunduar 1-1 nisi sot zyrtarisht edicionin e ri futbolistik 2021-22. Një ndeshje e cila u dominua nga vendasit e Niko Kovaç dhe pasi shënuan në pjesën e parë me Gelson Martins në të 14-ën u duk se do ta kishin formalitet takimin me ‘Kanerinat’.

Mirpo pa u mbyllur pjesa e parë,Nantë barazon me Kasteleton kur luhej e 42-ta. Në fund të takimit Monako shtyu maksimalisht por sulmuesit e saj u shfaqen egoistë te zona mike.

Kështu starti i Monakos, skuadrës së principatës i njëjtë me atë të edicionit të kaluar. Vetëm një barazim me gola. Nesër dy pretendente në fushë, Lion dhe PSG me ndeshjet e tyre ndaj Brest dhe Trojes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!