Vjen zyrtarizimi, Donaruma 5 vite në Paris
Ditën e sotme pasi vizitoi ambientet e klubit të kryeqytetit të Francës, Xhanluixhi Donaruma firmos për PSG-në.
Ish- porteri i Milan në Sera A, bëhet futbollisti më i ri i Paris Saint Germain. Kontrata është 5 vjeçare, nga e cila do të përfitojë rreth 12 milionë euro në sezon.
Do të jetë në një ekip të mbushur me futbollistë të klasit botëror si Ramos, Mbape, Nejmar, Di Maria, Vajnaldum, Hakimi etj.
Në fakt, marrëveshja mes palëve u arrit që pa startuar Europiani, teksa Donaruma kishte kryer edhe vizitat mjekësore në Romë, fill pas ndeshjeve në grupe.
Sot ishte thjesht një axhendë kortezie me 22 vjeçarin nga provinca e Napolit që bëhët ‘francez’ për 5 vitet e ardhëshme.
Buongiorno 🧤#WelcomeGigio pic.twitter.com/tqMzAgCqbi
— Paris Saint-Germain (@PSG_espanol) July 14, 2021