Lukas ‘luks’ për Kukësin

Pablo de Lukas 34 vjeç, i dalë nga akademia e Seviljes, do të jetë futbollisti më i ri i verlindorëve të Kukësit. Mesfushori i përvojës së madhe ka nënshkruar kontratë për 1 vit dhe pritet të sjellë mjaft cilësi në repartin e mesfushës. Së fundmi, De Lukas ishte pjesë e Argesit në kampionatin rumun.

Njoftimi:

 “Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Pablo De Lucas është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 34-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë një vjeçare me mundësi rinovimi për një tjetër sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

De Lucas vjen te Kukësi pas një eksperience të madhe me klube me emër në Europë, teksa së fundmi ishte pjesë e Arges në kampionatin rumun. Mesfushori spanjoll e ka nisur karrierën me klubin e Sevillas në Spanjë duke debutuar edhe në La Liga, por ka luajtur edhe me ekipe si Gijon, Real Murcia, Alaves, Rayo Vallecano apo edhe Xanthi në Greqi. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit De Lucas me fanellen e ekipit tone. Bienvenidos Pablo”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!