Grilish, gati vizitat mjekësore te Siti

Xhek Grilish pritet të paguhet me rreth 230 mijë paund në javë nga “Qytetarët”. Te Siti gati të ‘përpijnë’ edhe Herri Kejn nga Totenhem.

Dita e vizitave mjekësore për Xhek Grilish përpara se të bëhët lojtar i Mançester Sitit.. Mesfushori sulmues do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier League me 100 milionë stërlina që hyjnë në arkën e Aston Vilës.

Rekordi i vendosur nga Mançester Junajtid, i cili siguroi Pol Pogba nga Juventusi për 89.3 milionë paund, do të tejkalohet pas pesë vitesh.

Në fakt Grilish ishte njëri nga zbulimet e mëdha të ‘Euro 2020’. Kapiteni i Aston Vilës, konsiderohet një nga lojtarët më të fortë në Premier League me Sitin që nuk qëndron duarkryq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!